Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është deklaruar nga New York-u për takimet takimet që do të ketë me liderët botëror dhe për pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve.
Me anë të një videoje të shpërndarë në Facebook, Osmani, theksoi në pritjen zyrtare, do të ketë mundësi që ta falendërojë Bidenin për mbështetjen e vazhdueshme, shkruan Arbresh.info.
“Është shumë me rëndësi që do të kemi mundësi që të marrim pjesë në organizime bashkë me lider të tjerë botëror, takimet do të nisin pas gjysmë ore”.
“Mirëpo më e rëndësishmja do të jetë pritja e organizuar nga presidenti Biden, ku do të kem mundësi që ta falënderojë në emër të popullit të Republikës së Kosovës, për aleancën tonë të fuqishme dhe për mbështetjen e vazhdueshme të Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, u shpreh Osmani.
Tutje, Osmani tha se në takime me homologët e saj do të flasë për zhvillimet e fundit në Kosovë, sikurse edhe për synimet e Kosovës për krijimin e raporteve me shtetet anëtare të OKB-së dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare.
Në kuadër të kësaj vizite, Osmani do të marrë pjesë edhe në aktivitete e diskutime të shumta të organizuara nga shtetet aleate.
Në agjendën e Presidentes Osmani do të jenë edhe një sërë aktivitetesh të përbashkëta me mërgatën shqiptare në Amerikë si dhe disa nga shoqatat të cilat e zhvillojnë aktivitet në SHBA./Arbresh.info
Vitia premton: Qytetarët e Ferizajt brenda 30 muajsh bëhen m...
Vërshimet shkaktojnë mbi 5 milionë euro dëme, kërkohet reagi...
Tragjedia ku vdiqën tre kosovarë, operatori i vinçit do të j...
Spitali rekomandon të keni kujdes ushqimin për Bajram
Lori Hoxha shtatzënë? Detaji që e “tradhtoi”
Kryediplomatja e BE: Na duhet një dalje nga kjo luftë, jo pë...