Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka vizituar sot Kosovën.
Pas pritjes që pati nga presidentja Vjosa Osmani, ajo deklaroi se në Kosovë do të vizitojë edhe ushtarët hungareze të KFOR-it të cilët janë në Kosovë.
“Dua të ndajë me ta se sa krenar është populli hungarez se jo vetëm që i shërbejnë stabilitetin të Hungarisë, pro të gjithë rajonit. Unë për këtë jam shumë e kënaqur që kam mundësinë të takojë personalisht dhe të falënderojë për shërbimin”,tha presidentja hungareze.
“Ne do të bëjmë çdo gjë në fuqinë tonë që Kosova të ketë liberalizimin e vizave sa më shpejtë që të jetë e mundur. Faleminderit edhe njëherë për mundësinë që të njihemi mes vete dhe të gëzojmë këtë mundësi. Dua të falënderoj edhe bashkëshortin tim, nuk do të mund të imagjinoja se si do të ishte jeta pa të. Shpresoj që edhe bashkëshortët të takohen”,tha ajo.
“Si presidente e Hungarisë bëjë çdo gjë që është e mundur për të përforcuar marrëdhëniet me të gjitha vendet. Përpiqemi që të sigurohemi që si vend që ka lidhje të pandashme me vendet e Ballkanit Perëndimor të luajmë rolin tonë të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Objektivi ynë është stabiliteti që të mos ketë luftë më në Evropë, 20 vite kanë kaluar nuk është edhe shumë larg e tashmë kemi edhe një kërcënim tjetër në lidhje me Ukrainën dhe është tejet më rëndësi që kjo luftë të shmanget për aq sa është e mundur. Do të bëjmë çdo gjë në mundësinë tonë për paqen, por edhe për arsye gjeografike ne marrëdhëniet tona kemi mundësinë që të kemi një lloj moderimi në mes BE-së dhe Ballkanit. Kemi një vështrim më të thellë, një kuptim më të mirë të këtij rajoni se sa të vendeve të tjera të BE-së”, shtoi ajo./arbresh.info/
Vritet Saif al-Islam Gaddafi, djali i ish-liderit libian Mua...
Qindra aktakuza për keqpërdorim të votës ndër vite, vetëm 32...
Ernest Muçi vazhdon shkëlqimin, gol dhe asistim në fitoren e...
Ambasada e Zvicrës në Prishtinë njofton se e ka ndërruar adr...
Fondacioni i Sarah Ferguson mbyllet pas zbulimit për lidhjet...
Protestë të premten kundër paralajmërimeve për shtrenjtimin ...