Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte pas vizitës në Bosnjë e Hercegovinë, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Kosovë.
Rutte do të pritet në takim fillimisht nga presidentja e vendit Vjosa Osmani me të cilën edhe do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
E para e shtetit kosovar në llogarinë e saj në Instagram ka publikuar një video ku shihet flamuri i Kosovës, ai i Dardanisë, i NATO-s dhe UÇK-së.
“Në pritje të Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte”, ka shkruar Osmani krahas fotografisë./Arbresh.info

Rusia dhe Ukraina me armëpushim gjatë Pashkëve Ortodokse
Thaçi nga Haga: Shkëmbimi i territoreve synonte paqe të qënd...
Vdekja e kongresistit Engel/Kosova kujton mikun e madh dhe z...
Reuters: Lideri i ri suprem i Iranit ka plagë të rënda dhe s...
Negociatorët amerikanë dhe iranianë mbërrijnë në Pakistan pë...
Pavarësisht që gjyqi po shkon drejt fundit, Specialja ia vaz...