Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga Presidentja e Konfederatës Zvicerane, Karin Keller-Sutter, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e saj, Keller-Sutter ka shprehur kënaqësinë dhe urimet më të përzemërta për popullin e Kosovës, duke potencuar marrëdhëniet e ngushta dhe të larmishme në mes dy vendeve.
Sipas presidentes zvicerane, këto marrëdhënie do të thellohen edhe më tej në vitet në vazhdim, duke u udhëhequr nga përkushtimi i përbashkët për stabilitet, paqe dhe siguri./Arbresh.info/
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj
Pezullohet udhëtimi i Zëvendëspresidentit Vance, negociatat...