Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen përmes një konference për media ka prezantuar Pakon e Zgjerimit të vitit 2023 dhe Planit të ri të Rritjes për Ballkanin Perëndimor.
Konferencës iu ka bashkuar gjithashtu edhe Olivér Várhelyi, shkruan Arbresh.info.
“Sot është një ditë historike. Komisioni propozon hapjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë, si dhe me Bosnjën dhe Hercegovinën, sapo të plotësohen kushtet”, tha Leyen.
Ajo ka shtuar se Komisioni Evropian rekomandon që Këshilli të bëj hapjen e negociatave me Bosnjën dhe Hercegovinën sapo të përmbushet prcesi i anëtarësimit.
Gjithashtu ka shtuar se Komisioni poashtu rekomandon që t’i lejojë Gjeorgjisë statusin e kandidatit pas reformave të ndërmarra./Arbresh.info/
U.D. Kryeprokurori i Shtetit uron Krishtlindjen
Banorët “masakrojnë” arushin e Albës
Dy të vdekur dhe disa të zhdukur pas zjarrit në azilin e ple...
Arrestohet 73-vjeçari në Llapushnik, sekuestrohen tri armë z...
PSG gati t’i ofrojë kontratë të përhershme Luis Enriques
Ndalimet e udhëtimit në SHBA, sjellin reagime të zemëruara n...