Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se është e domosdoshme të arrihet marrëveshja me shqiptarët e Kosovës, porse aktualisht ajo është shumë larg.
“Nuk jam optimist”, ka thënë Vuçiq në një intervistë për mediumin rus “tass” .
Ai ka shtuar se “zgjidhja finale nuk mund të arrihet pa pjesëmarrje të Rusisë e të SHBA-së”.
“Putin ka qëndrimin se çdo gjë që vendos Serbia, do ta përkrahë Rusia. Por unë s’e dua vetëm këtë. Unë dua të këshillohem me të për të parë se ç’është më mirë. Dhe për këtë arsye kësaj radhe pjesën më të madhe të bisedimeve do t’ia kushtojmë situatës në Kosovë. Të dëgjoj nga Putin se çfarë ai mendon me fjalët e përkrahjes dhe disa dyshime kur bëhet fjalë për sjelljen e disa faktorëve ndërkombëtarë”, citon b92 të ketë thënë Vuçiq.
Duke folur për rrugën e Serbisë në BE, ai thotë se Brukseli e di se Serbia nuk voton kundër Rusisë dhe interesave ruse.
Ai ka përsëritur se Serbia nuk e dëshiron anëtarësimin në NATO.
Kurti viziton zyrtarët policorë për Vitin e Ri: Përkushtimi ...
Basha vizitoi institucionet që kujdesen për sigurinë dhe ren...
Bekimi i Vitit të Ri, dy vajza janë bebet e para të 2026-ës,...
Lotina dhe Mozziku e presin Vitin e Ri bashkë
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë