Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar peticionin e organizatave të dala nga lufta për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale, arbresh.info
I pyetur nga portali Arbresh.info, se a do ta përkrahë këtë peticion ai ka thënë se nuk është ideator i Gjykatës Speciale dhe së sipas tij Parlamenti i Kosovës e ka miratuar dhe Parlamenti do t’i jap përgjigjen përfundimtare peticionit.
“Si president i vendit nuk me kanë udhëheqë asnjë shoqatë asnjë program i ngushtë por interesi i shteti dhe shoqërisë, iniciativat e tilla janë të pavarura dhe ta pa ndikuara nga institucionet. Parlamenti i Kosovës është ai që ka vendosur për themelim dhe parlamenti i Kosovës do t’ia jap përgjigjen këtij peticioni”, ka thënë Thaçi.
Ai ka thënë se ideator i themelimit të Gjykatës Speciale është raporti i Dick Martyt.
“Unë nuk jam ideator i themelimit të Gjykatës Speciale. Ideator është raporti i Dick Martyt. Unë kam qenë bartës i institucioneve në atë kohë dhe kam pasur përgjegjësinë e komunikimit me bashkësinë ndërkombëtare prandaj e mbajë atë barrë të angazhimit si bartës dhe përgjegjës” tha ai.
Ai shtoi se Gjykata Speciale është aprovuar për hire të Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe NATO-s./arbresh.info/
Italia merr pjesë në Bordin e Paqes, Meloni përballet me kri...
Kurti: Buxheti i 2026 përfshinë rritjen e pensioneve e shtes...
Maqedonci reagon ndaj deklaratave të gjeneralit serb: FSK nu...
Kurti paralajmëron se sot do të nisin bisedimet për “Preside...
Kryeministri Kurti e pret sot Edi Ramën në Qeveri
Ellis: Kryerja e krimeve nga Policia Ushtarake nuk është pro...