Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi tha se viti 2017 shënon përvjetorin e 90-t të vdekjes së njërës prej figurave më të ndritura të historisë kombëtare, Qerime Halilit, të njohur me emrin luftarak Shotë Galica.
Kreu i shtetit theksoi se vdekja e Shotë Galicës përkufizohet me fatin e heroit tragjik, një fund jo i rrallë i figurave të mëdha, që jetën e përfundojnë padrejtësisht në mjerim social dhe ekonomik, pa fajin e tyre.
Ai theksoi se Shotë Galica vdiq në Shqipëri në kushte të rënda pa përkujdesje institucionale.
“Përkundër fundit tragjik, Shotë Galica u shndërrua në simbol të gruas besnike ndaj atdheut, të heroinës që lufton për liri, të luftëtares së gatshme për sakrificë. Shotë Galica u bë simbol i kontributit të heroinave të heshtura të kombit, të nënave, bijave, vajzave dhe grave që në çdo periudhë historike përballuan të mirën dhe të keqen krahas familjes dhe kombit. Shotë Galica është simbol i krenarisë dhe dinjitetit të gruas shqiptare: Shotë Galica është simbol i nënave, grave dhe motrave që gatuan, ushqyen, pastruan dhe shëruan luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare kudo në Kosovë e më gjerë. Shotë Galica është simbol i nënës shqiptare, i asaj nëne që lindi Shotë Galicën, Azem Bejtën, Shaban Polluzhën, Adem Demaçin, Jusuf Gërvallën, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Xhevë Lladrovcin dhe shumë e shumë luftëtarë e luftëtare, dëshmorë, heronj e heroina që ranë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës”, tha Thaçi.
Presidenti Thaçi tha se më rastin e 90 vjetorit të vdekjes, bazuar në kompetencat ligjore dhe kushtetuese ka themeluar dekoratën “Urdhri Shotë Galica”, me të cilën do të dekorohen figura të shquara të kombit për sakrificë dhe liri.
Rama për Politico: SHBA-të mund të sulmojnë Iranin nga Shqip...
Papa u bën thirrje SHBA-ve dhe Iranit të rikthehen në negoci...
Sot shpallet aktgjykimi për rastin “Banjska”
Kuvendi sot në dy seanca, njëra për ish-kongresmenin Eliot E...
Hashim Thaçi sot feston ditëlindjen
Në nderim të Qosjes, sot ditë zie shtetërore në Kosovë