Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot kryetarin e Komunës së Tuzit, Nikë Gjeloshaj.
Këtë e ka bërë të ditur përmes rrjetit social Facebook.
“Në Tuz, rrugës për në Budvë, e takova kryetarin e parë të komunës së re, Nikë Gjeloshaj.
Kryetarin Gjeloshaj e urova për fitoren në zgjedhje dhe i dëshirova suksese në detyrën e madhe për ndërtimin e institucioneve, që do të punojnë për të gjithë tuzjanët”, ka shkruar Thaçi në Facebook.
Thaçi sot ka udhëtuar për në Budvë të Malit të Zi, ku do të marrë pjesë në Forumin e Sigurisë “То be Secure”.
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...