Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot në takim rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Mynyr Koni.
Në takim me rektorin Koni, presidenti Thaçi u shpreh se Universiteti i Tiranës ka pasur një rol shumë të rëndësishëm në edukimin dhe emancipimin e shqiptarëve.
“Duhet të ketë një bashkëpunim më të ngushtë ndërmjet universiteteve publike në Kosovë dhe Universitetit të Tiranës në fushën e shkencës”, ka thënë presidenti Thaçi.
Nga ana tjetër, rektori Koni u shpreh krenar që presidenti Thaçi është edhe Dr. Honoris Cause i Universitetit të Tiranës.
“Jemi krenarë që një Dr. Honoris Cause i universitetit tonë është njëherësh President i Kosovës. Ju keni pasur një rol përcaktues në avancimin e të drejtave politike të shqiptarëve”, theksoi rektori Koni.
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, e falënderoi mysafirin për gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve arsimore të Kosovës dhe Shqipërisë.
Neymar në ‘radarët’ e klubit amerikan
Serbia pritet të humbasë 1.5 miliardë euro nga fondet e BE-s...
Futet aplikimi i sistemit EES për udhëtime, ja çfarë duhet t...
Hajvalia në gjendje alarmante/Rruga “Brigada 153” mbushet me...
Pëson lëndime të rënda me motor, vdes shtetasi i huaj në Pri...
Aksion policor në Mitrovicë, konfiskohen dy armë zjarr