Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka takuar sot Kryetaren e KQZ-së, Valdete Daka, me të cilën ka biseduar për procesin e certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që t’i hapet rrugë konstituimit të Kuvendit të Kosovës dhe formimit të qeverisë së re të Kosovës.
Kryetarja Daka e ka njoftuar Presidentin Thaçi për hapat për përmbylljen e procesit të numërimit të votave dhe certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të përgjithshme të mbajtura në fillim të këtij muaji.
Presidenti Thaçi ka vlerësuar Kryetaren Daka për punën, integritetin dhe profesionalizmin e KQZ-së në menaxhimin e procesit të përgjithshëm elektoral./arbresh.info/
Zona VIP në “Fadil Vokrri”, Kurti e Osmani po e ndjekin ndes...
Vdes ish-ushtari i UÇK-së, Dilaver Rushiti nga Çerkezi i Kum...
Krasniqi publikon foto me Thaçin e Vokrrin: Sonte luajmë për...
Finalja e madhe në “Fadil Vokrri”, Pacolli: Me fat Kosovë
Nis ndeshja Kosova – Turqia
Përparim Rama tregon ku mund ta ndjekin ndeshjen ata që s’ka...