Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim ish-presidentin Fatmir Sejdiu, me të cilin ka diskutuar për procesin e integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe për çështje tjera me interes për shtetin tonë.
Ish-presidenti Sejdiu e ka uruar presidentin Thaçi për detyrën e re, derisa presidenti Thaçi e ka falënderuar atë për punën që ka bërë në mandatin e tij si president në të kaluarën, thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca.
Presidenti Thaçi dhe ish-presidenti Sejdiu kanë diskutuar edhe për reformat demokratike dhe sfidat e institucioneve si bartëse në rrugën e integrimit evropian, ku u shtrua edhe nevoja e forcimit të unitetit politik dhe qytetar.
Gjithashtu, pjesë e diskutimit të tyre ishte edhe roli i presidencës në politikën e jashtme dhe në forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.
Kërkohet paraburgim ndaj shtetasit të Shqipërisë për shpërnd...
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s