Presidenti Hashim Thaçi ka mandatuar Ramush Haradinajn për Kryeministër të Kosovës, menjëher pasi ka pranuar propozimin nga koalicioni PAN, një ditë më parë.
Njohësi i çështjeve juridike Mazllum Baraliu, ka thënë se brenda 15 ditëve, që nga mandatimi i Ramush Haradinaj për kryeministër, duhet të formohet kabineti qeverisës dhe të thirret një seancë tjetër e Kuvendit.
“Brenda 15 ditëve nga dita e mandataimi të kandidatit për kryeministër duhet të formohet kabineti dhe të thirret seanca tjetër e kuvendit ku propozohet të jepet programi qeverisës, të miratohen propozimet e kabinetit dhe në këtë mënyrë formohet qeveria”, tha ai.
Nëse, Ramush Haradinaj nuk arrin që për 60 ditë të formojë qeverinë, atëherë presidenti Thaçi duhet t’i shpall zgjedhjet e reja parlamentare.
Në rast se nuk arrin qeveria e Ramush Haradinaj ti merr 61 vota në Kuvend, atëherë presidenti Thaçi duhet të ndërhyj dhe të ftojë partinë e dytë fituese që të propozoj kandidatin për kryeministër.
”Me aktgjykimin që i ka dhënë Gjykata Kushtetuese në vitin 2014 duhet që në cilësinë e presidentit duhet me vendos se kujt me ja dhënë mandatin për herë të dytë duke i ftuar partinë e dytë. Ndërhyrja e presidentit është e pashmangshme kur një mandatar nuk e merr pëlqimin e shumicës në Kuvend, presidenti duhet me u aktivizu me automatizëm sepse ai është garantues i funksionimit normal të institucioneve”, ka thënë analisti Agron Halitaj.
Ndryshe, dje, me 62 vota për është zgjedhur Kadri Veseli Kryetar i Kuvendit të Kosovës, dhe pesë nënkryetarë./arbresh.info/
UEFA pezullon Prestiannin për shkak të abuzimit racist ndaj ...
Kurti e pranon që ishte në Prekaz: Po mbrëmë kam qenë te bac...
Shkëlqeu me 37 pikë ndaj Pejës, Hellems MVP i javës në Super...
Kurti takohet me Sorensen, flasin për dialogun Kosovë–Serbi ...
Për thirrjet nacionaliste, Vardari dënohet vetëm një ndeshje...
Kurti: LVV nuk e ka një anëtar me librezë partie që synon të...