Është bërë hapja solemne e fabrikës më moderne të xhamit në Kosovë. Gjiganti M-Technologie pjesë e Mabetex Group, ka bërë investimin e radhës në Kosovë, në industrinë e xhamit, shkruan arbresh.info.
Hapjen e kësaj fabrike e ka bërë zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Behgjet Pacolli, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj.
Presidenti Thaçi në një fjalë rasit para të pranishmëve tha se ky investim tregon se Kosova ka krijuar kushte për biznes duke falënderuar Behgjet Pacollin për investimet e mëdha që po i bën në Kosovë.

“Sot për Kosovën është një ditë e veçantë bëhet lansimi i këtij projekti më cilësor jo vetëm në Kosovë por edhe në Rajon, ky investim tregon se Kosova e re ka krijuar kushte për biznes por edhe vende të reja punë që keni krijuar ju zotëri Pacolli. Ndihem mirë që institucionet kanë krijuar kushte për këtë projekt. Prandaj shprehi mirënjohje për familjen Pacolli e cila po investon në Kosovë”, tha presidenti Thaçi.

Rreth 10 milionë euro janë investuar në fabrikën e re që u hap sot, në Lebanë, Prishtinë.
Fabrika e re do të bëjë përpunimin e të gjitha llojeve të xhamit, me teknologjinë e fundit, e cila përveç mbulimit të nevojave të tregut vendor, do të zgjerohet edhe në tregjet evropiane./Arbresh.info/


Prezantohet raporti vjetor i Policisë Rajonale në Gjilan: Rë...
Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenl...
Gjykata cakton datën e seancës për shpërthimin në Ibër-Lepen...
Zbulohen keqpërdorime me pesticide, institucionet nisin insp...
Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi j...
Abdixhiku takon ambasadorin gjerman, flasin për situatën pol...