Presidenti i vendit, Hashim Thaçi në 20 vjetorin e rënies ka kujtuar Arben Halitin, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë.
“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, shkruan Thaçi.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026