Subjektet politike thonë se Thaçi nuk është figurë unifikuese
Nisma e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për të organizuar një tryezë të përbashkët që spektri poltik t’u japë zgjidhje shumë temave të rëndësishme në Kosovë, kurdo që të fillojë mund të dështojë.
Kjo pasi subjektet politike nuk e shohin, presidentin Thaçi si faktor uniteti ndonëse Kushtetuta ia jep këtë rol të parit të vendit, raporton T7.
Ndër të parët që kundërshton platformën e qeverisë për dialog, që në krye të saj të jetë presidenti, e kundërshton ish bashkëpuëntori i ngushtë i Thaçit.
Kjo deklaratë në PDK po konsiderohet si e bërë kryekëput për inate personale.
Ndërkaq nuk është vetëm NISMA kundër Thaçit në këtë betejë, edhe partia e kryeministrit Haradinaj mendon se ka kandidat më të mirë se presidenti për të marrë timonin e dialogut Kosovë – Serbi.
Se Thaçi nuk duhet të jetë një krye të një ekipi konsensual e thonë edhe në LDK.
Mbledhja e jashtëzakonshme e KPK-së, e mbyllur për media
Përleshje midis deputetëve të Erdoganit dhe anëtarëve të opo...
Çmimi i arit arrin vlerë rekorde
Kurti: Forcim i kapaciteteve të Mbrojtjes Ajrore të Policisë...
Durmishi takon Myftiun e Kosovës, falënderon për kontributin...
Naim Berisha zgjidhet drejtor i Institutit Albanologjik