Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka biseduar sot me ambasadorin Wolfgang Ischinger, me të cilin tha se u pajtuan që ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë, e që përmbyll kapitujt e konflikt në Ballkan.
Thaçi theksoi se një marrëveshje e tillë mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian.
“Gjithmonë kënaqësi të diskutoj me ambasadorin Ischinger- tani në Bjellorusi në Konferencën e Sigurisë së Mynihut në Minsk. Të dy jemi dakord se ka nevojë për një zgjidhje gjithëpërfshirëse midis Kosovës dhe Serbisë që mbyll kapitujt e konfliktit në Ballkan dhe mundëson anëtarësimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara, NATO dhe Bashkim Evropian”, ka shkruar Thaçi në Twitter.
Kërcënimet e ‘‘Severna Brigada’’ ndaj Kurtit, Policia: Posti...
Komandanti i KFOR-it takohet me shefin e forcave të armatosu...
Trump shpall armëpushim tre-ditor midis Ukrainës dhe Rusisë
Abdixhiku: LDK-ja ka qenë gjithmonë shtëpia e njerëzve të sa...
Fundjavë me diell dhe vranësira të pjesshme
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...