Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar me titullin “Ambasador i Nderit i Republikës së Kosovës” rabinin e Shqipërisë, Yoel Kaplan, për kontributin e tij për afrimin e Kosovës dhe Izraelit dhe popujve tonë.
Thaçi tha se marrëdhëniet e mira mes Kosovës dhe Izraelit kanë kulmuar me njohje reciproke.
“Sot pata kënaqësinë të pres Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të komunitetit hebre nga Neë York-u, me të cilët biseduam për historinë e Kosovës dhe të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit, që kanë kulmuar me njohjen reciproke dhe përgatitjet për vënien e marrëdhënieve diplomatike, hapjen e ambasadave, si dhe të ardhmen e marrëdhënieve në mes të dy shteteve por edhe në mes dy popujve në përgjithësi”, shkroi Thaçi.
“Pata nderin të pranoj edhe Bririn e Lirisë, si simbol i të arriturave të Kosovës si shtet i lirë. Popujt tonë i lidhin aspiratat e përbashkëta për liri e barazi, për të cilat jemi angazhuar përgjatë historisë dhe do të vazhdojmë të punojmë që mbi to t’i ndërtojmë marrëdhëniet dhe bashkëpunimin e përbashkët në të gjithë sektorët dhe për të mirën e të gjithëve”.
Sot pata kënaqësinë të pres Rabinin e Shqipërisë, z. Yoel Kaplan bashkë me një delegacion gazetarësh dhe biznesmenësh të…
Posted by Hashim Thaçi on Friday, 30 October 2020
Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...