Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, po mundohet që në forma të ndryshme t’i paraqesë si të parëndësishme protestat masive që po organizohen kundër tij në Beograd.
Ditë më parë kishte thënë se prapa atyre protestave qëndron dikush nga Kosova, pasi sipas tij një gjë të tillë e tregon raportimi i mediave në gjuhën shqipe dhe rëndësia që i japin një proteste të tillë.
Të njëjtën gjë e ka thënë edhe sot. Sipas tij dikush po i frikësohet forcimit të Serbisë në rajon.
“Vendet e rajonit janë të frikësuara nga fakti se Serbia është më e fortë”. Pse ata (mediat në rajon) e duan rënien e Aleksander Vucicit, cili është problemi im me ta, çfarë kam bërë kundër tyre”, ka thënë Vucic për Pink, transmeton Gazeta Express.
Sipas presidentit serb, qytetarët e dinë se kush është i miri dhe kush është i keqi.
“Ata e dinë se kush po bën mirë për vendin dhe kush jo”, është shprehur ai.
Osmani: Lufta e UÇK-së ishte e drejtë, kjo s’ndryshohet me t...
Macron distancon Francën nga dosja Epstein: Çështje që i për...
Reagon djali i Jakup Krasniqit: Rezistenca nuk mund të krimi...
LVV kundër kërkesës për dënime maksimale ndaj ish-krerëve të...
Nisin hetimet për rastin e dhunës në shkollë
“Çfarë pritje!” – Guardiola mahnitet nga pritja vendimtare e...