Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi sot është takuar me përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, raporton arbresh.info.
Ai në një konferencë për media ka deklaruar se vullneti i shqiptarëve atje është të bashkohen me Kosovën.
I pyetur nga gazetarja e portalit “Arbresh.info” se a do ta mbështes Opozita këtë rezolutë meqenëse ata duan nxjerrjen e një rezolute ku atij i ndalohet të flasë për territor në dialog, ai ka thënë se duhet të lihen anash interesat vetjake populiste.
“Çdo vendim që merr Kuvendi unë e respektoj. Po ashtu e respektoj rolin që kam në bazë të Kushtetutës. Çdo gjë duhet të bëhet me referendum andaj duhet të bashkohemi që të marrim përgjegjegjësi të gjithë sepse Opozita si ka numrat as Pozita andaj të mos bllokohen këto çështje”, tha ai./Arbresh.info/
Rutte: SHBA do furnizojë Ukrainën me armë me vlerë 15 mld do...
Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali
Kurti dhe kryeministri kroat diskutojnë për një mbledhje të ...
NATO për paktin e mbrojtjes të Kosovës: Shqipëria dhe Kroaci...
“Drejtësi, jo politikë!” – Hamza shpërndan pamje nga përgati...
Shën Valentini mes natyrës: Rama ndan një zemër nga Banjat e...