Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka pritur pasditen e së mërkurës në një takim kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq.
Në këtë takim, Nishani e ka vlerësuar vizitën e Vuçiq si shumë të rëndësishme dhe si shprehje konkrete të vullnetit për vendosjen e urave të komunikimit mes dy vendeve.
Sipas një njoftimi për shtyp, presidenti shqiptar është ndalur gjatë bashkëbisedimit tek të drejtat e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, duke kërkuar një kujdes dhe mbështetje më të madhe nga ana e qeverisë serbe.
Një tjetër pikë ku është ndalur kreu i shtetit ka qenë edhe njohja reciproke e diplomave mes dy vendeve, për të cilën Nishani ka sugjeruar që marrëveshja të nënshkruhet gjatë kësaj vizite të Vuçiq.
“Kjo do të jepte një mesazh më të drejtpërdrejtë të vullnetit për t’i çuar përpara marrëdhëniet mes dy vendeve, por edhe në respekt të premtimeve dhe angazhimeve që i japim njëri-tjetrit”, ka vlerësuar Nishani.
Sa i takon dialogut Prishtinë-Beograd, kreu i shtetit e ka vënë theksin tek rëndësia e zbatimit të marrëveshjeve të arritura, ndërsa ka shprehur interesin e Tiranës zyrtare për paqe në rajon, pas ngjarjeve të verifikuara në Kumanovë.
Nga ana e tij, kryeministri Vuçiq ka deklaruar se mbetet i angazhuar për të avancuar marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë.
Ai ka theksuar se vizita e tij në Tiranë u realizua me bindjen e sinqertë për rëndësinë e përparimit të këtyre marrëdhënieve, të cilat i ka konsideruar “kyçe” për stabilitetin dhe paqen në rajon.
Ardhja e mërgimtarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare
FFK sonte shpall më të mirët e vitit 2025
Fundi i një tradite 400-vjeçare, Danimarka dorëzon me 30 dhj...
Arrihet marrëveshja mes palëve, Milani do të marrë në huazim...
Australia rishikon shërbimet e inteligjencës pas sulmit terr...
“Zemra po më plas nga mungesa jote”, Selvije Jao zbulon pyet...