“Urdhrin e Lirisë sot e ndava për dy vëllezërit Berisha nga Dobërdoli i Klinës, Idrizin dhe Milazimin. Në punëtorinë e familjes së tyre, Idrizi si piktor i njohur bënte kamuflimin me ngjyra të uniformave për ushtarët dhe të tabelave për automjetet e UÇK-së”.
Kështu ka bërë të ditur vetë Presidenti i kosovës, Hashim Thaçi, përmes një postimi në facebook.
Postimi i plotë:
Urdhrin e Lirisë sot e ndava për dy vëllezërit Berisha nga Dobërdoli i Klinës, Idrizin dhe Milazimin. Në punëtorinë e familjes së tyre, Idrizi si piktor i njohur bënte kamuflimin me ngjyra të uniformave për ushtarët dhe të tabelave për automjetet e UÇK-së. Ndërsa, Milazimi, si mjeshtër i dalluar i kësaj ane, së bashku me strategë të njohur të luftës sonë, siç ishte edhe heroi Bekim Berisha, me punë dore ndihmonte në prodhimin e armëve.
Punëtoria e vëllezërve Berisha në Dobërdol të Klinës ishte gjithmonë në shërbim të luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. HTH/arbresh.info/


Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave
Abdixhiku: Sali Çekaj ra për të mos vdekur kurrë
Lojtari i Mallorcës shfaqet me fanellën e Kosovës
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, shpallen në kërkim 5 per...