Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka thënë nga Shtetet e Bashkuara se arritja e një marrëveshjeje përfundimtare me Serbinë, e cila do të çonte në njohje reciproke mes të dyja shteteve, nuk mund të arrihet pa definimin e kufirit me Serbinë.
Ndërsa ka folur për Zërin e Amerikës, Thaçi ka përmendur edhe takimin e tij që pati në Washington me dy zyrtarët e lartë të administratës së Donald Trump, këshilltarin për Sigurinë Kombëtare John Bolton dhe Sekretarin e Shtetit Mike Pompeo.
Sekretari i shtetit Pompeo dhe ambasadori Bolton, në takimet me presidentin Thaçi theksuan se koha është tani që Kosova dhe Serbia të shfrytëzojnë mundësinë që është krijuar për arritjen e një marrëveshjeje historike.
Çështja e përcaktimit të kufijve midis Kosovës dhe Serbisë, e shprehur muaj më parë nga presidenti Thaçi si “korrigjim” kufijsh dhe e interpretuar gjerësisht si shkëmbim territoresh mes dy vendeve, është pritur me kritika të ashpra në Prishtinë.
Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dalë hapur kundër presidentit për këtë çështje. Gjatë qëndrimit në Washington, presidenti Thaçi nuk e përmendi më “korrigjimin e kufijve” por për Zërin e Amerikës theksoi se pa përcaktimin e kufirit nuk mund të ketë marrëveshje me Serbinë./Zëri i Amerikës/
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/315148932658883/
48-vjeçari gjendet pa shenja jete në Mitrovicë
“Ekipi i Kosovës” – Hoffenheim poston foto...
Tirana pret nesër Samitin e Diasporës, Rama: Fokusi, te hist...
I shpallur në kërkim nga Italia, arrestohet 51-vjeçari në Ti...
Vajza e Trumpit në Shqipëri, pritet të takohet me kryeminist...
Sot nafta dy cent më lirë se dje