Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, do të vizitojë Kosovën të dielën.
Kjo me rastin e 10-vjetorit të anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në Komitetin që ai e udhëheq, shkruan Arbresh.info.
“Bach arrin nesër mbrëma në Kosovë. Krahas tij, Kosovën e viziton edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës, Spyros Capralos, presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare, Davide Tizzano, si dhe president të federata të sporteve ndërkombëtare, dhe personalitete tjera nga sporti botëror”, bëhet e ditur në komunikatë.
Me këtë rast, KOK organizon konferencë për media, e cila mbahet të hënën në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë, në ora 12:00.
Në konferencë do të jenë, Thomas Bach, Spyros Capralos, si dhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti./Arbresh.info/
Orav sinjalizon se BE mund të kërkojë rrugë tjera për zbatim...
Sorensen thotë se ka arritur të sigurojë harmonizim me SHBA’...
Kosova U21 publikon listën për ndeshjet e marsit
Bordi i Paqes dorëzon propozimin për çarmatosjen e Hamasit
Rama: Historia do mbajë mend vetëm një emër, Partinë Sociali...
Haradinaj: Mbështetje dhe barazi për personat me Sindromën D...