Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka marrë një letër urimi nga Presidenti i Komisionit Evropian, Claude-Juncker, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës.
Letra e plotë:
Shkëlqesia Juaj,
Ju faleminderit për letrën tuaj dashamirëse të datës 26 janar 2018 përmes së cilës më keni ftuar të marr pjesë në seancën solemne të Kuvendit të Kosovës, më 18 shkurt 2018, në Prishtinë.
Fatkeqësisht, nuk do të kem mundësi të jap një përgjigje pozitive për ftesën tuaj për shkak të angazhimeve ekzistuese në ditën përkatëse.
Megjithatë, kam kënaqësinë t’ju informoj se do të vij për një vizitë në Prishtinë më 28 shkurt 2018, në kuadër të vizitës sime në Ballkanin Perëndimor.
Përfitoj nga kjo mundësi për t’ju përcjellur dëshirat e mia më të mira për ngjarjen solemne.
Sinqerisht i Juaji,
Jean-Claude Juncker
President i Komisionit Evropian
Shtohen linjat e autobusëve Aeroport – Prishtinë për shkak t...
Lufta në Iran, popullsia mbetet pa informacion
Kurti: Ekspozita për krimet në Kosovë të korrigjohet dhe të ...
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...