Presidenti i Hungarisë, Janosh Ader, i ka dërguar një telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e shënimit të dhjetëvjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës, shkruan arbresh.info.
Letra e plotë:
I nderuar z. President,
Kam nderin t’i përcjell urimet e mia të përzemërta për ju dhe për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës ndërsa kremtoni dhjetëvjetorin e pavarësisë suaj.
Kam kënaqësinë të theksoj se marrëdhëniet tona dypalëshe janë zhvilluar në mënyrë dinamike që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës dhe për këtë besoj se të dy shtetet kanë kontribuar shumë. Hungaria mbetet një përkrahëse e përkushtuar për të ardhmen tuaj evropiane dhe vazhdon të ndihmojë Kosovën në jetësimin e aspiratave euro-atlantike.
Ju uroj sukses të vazhdueshëm në kryerjen e detyrave në funksionin tuaj të përgjegjshëm.
Ju lutemi pranoni, Shkëlqesia Juaj, shprehjen e konsideratës sime më të lartë.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...