Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një letër urimi nga Presidenti i Republikës Çeke, Petr Pavel, me rastin e Pavarësisë së Kosovës.
Në mesazhin e tij, Presidenti i Çekisë ka përgëzuar Presidenten Osmani dhe qytetarët e Kosovës, duke vlerësuar marrëdhëniet miqësore dhe partneritetin e konsoliduar ndërmjet dy vendeve. Ai ka shprehur besimin se bashkëpunimi do të vazhdojë të zhvillohet dhe të thellohet në një drejtim pozitiv, duke kontribuar në stabilitetin dhe prosperitetin rajonal.
Presidenti i Çekisë ka rikonfirmuar mbështetjen e vendit të tij për avancimin e integrimit evropian dhe euroatlantik të Kosovës./Arbresh.info
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik
Osmani: Këto pesë vite kanë qenë rrugëtimi ynë i përbashkët
Dy të plagosur me armë zjarri në Veternik, dërgohen në QKUK
Kurti: Projektligji për Çmimet Tavan nuk synon të pengojë zh...
77 vjet nga themelimi i NATO-s
Dogana kap cigare elektrike të padeklaruara në Merdare, me v...