Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen u ka kërkuar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që të arrijnë marrëveshje brenda këtij viti.
Kjo sipas tij duhet të ndodhë për shkak të zgjedhjeve të reja që ndodhin në BE në muajin mars dhe kjo është periudha kur “treni ndalet”.
Kreu i shtetit të Austrisë i cili ka qenë pjesë e panelit ku kanë diskutuar Thaçi e Vuçiq nuk ka folur për korrigjim kufijsh, duke thënë se nuk dëshiron të hyjë në detaje të negociatave.
Van der Bellen është pjesëmarrës i Forumit Evropian në Alpbach, ku po marrin pjesë edhe presidenti i Kosovës, i Sllovenisë dhe ai i Serbisë dhe përfaqësues tjerë të lartë të BE-së.
Rritet çmimi i naftës në Kosovë, arrin 1.68 euro për litër
Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin
Ndodh puthja e parë në Ferma VIP 3 mes Vanesës dhe Indrit
Dragone në Kosovë: NATO rikonfirmon përkushtimin për siguri ...
Kështu duket skena e Eurovisionit këtë vit
Kuvendi del me njoftim pas dështimit të seancave për preside...