”Kam dorëzuar informatën e nevojshme të delegacionit shtetëror që të ndihmoj Ekipin Negociator në përmbushjen e detyrave me përgjegjësitë që kanë marrë për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ky dokument informues përfshirë sfondin, pozicionin e palës kosovare, vërejtjet, sygjerimet dhe rekomandimet nga ana e jonë si Zyrë e Presidentit e që do të jenë të rëndësishme për shfrytëzim,” është shprehur presidenti Thaçi në konferencën për medie, pas takimit me Fatmir Limaj e Shpend Ahmetin.
Sipas Thaçit, si bartës të institucioneve do të punojnë bashkërisht për realizimin e objektivave.
“Ky dokument përfshinë edhe çështje specifike, personat e pagjetur, personat e zhvendosur, trashëgimia kulturore, pronat, të drejtat e minoriteteve, kthimi i artefakteve arkeologjike dhe etnologjike, po ashtu është kërkuar që të gjitha marrëveshjet e nivelit Teknik dhe politik të implementohen, bashkëimi ekonomik infrastrukturor,” është shprehur Thaçi.
Ai thekson se synimi i palës kosovare mbetet që në javët dhe maujt e ardhshëm të arrihet një marrëveshje ligjërisht obliguese në rrafshin ndërkombëtar që garanton pranimin në OKB dhe njohje nga Serbia.
“Kjo nënkupton se nuk do të ketë kurrë më luftë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, dhe dyja vendet të mbeten multietnike dhe se nuk do të ketë kufij në baza etnike. E di se do të ketë pengesa por besoj në udhëheqjen e BE dhe mbështejten e ShBA,” është shprehur Thaçi.
Ai ka bërë të ditur se sot ka njoftuar kryeparlamentarin, Kadri Veseli për letrën që i kam dorëzuar presidentit të ShBA, Donald Trump përmes së cilës thotë se ka ritheksuar përkushtimin maksimal për arritjen e marrëveshjes me Serbinë.
Presidenti Thaçi garantoi se edhe Gazivoda, veriu edhe Trepca do të jenë të Kosovës, dhe duhet të ndalen thashethemet duke i cilësuar si “të panevojshme”./arbresh.info/
Nisë takimi i Presidentit me bashkëkryesuesit e Ekipit Negociator, i dorëzon “dokumentacionin”
Blendi Fevziu publikon përgjigjet e patransmetuara të Thaçit...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Fede Valverde reagon për herë të parë pas përplasjes me Aure...
Irani ka sulmuar tre shkatërrues amerikanë pranë Ngushticës ...
Akt barbar: Dëmtohet lapidari i UÇK-së në Binxhë të Klinës
Aston Villa e Freiburg fitojnë me përmbysje dhe sigurojnë fi...