Presidenti i Filipinëve Rodrigo Duterte, dyshohet se ka qëlluar për vdekje një agjent të departamentit të drejtësisë me armë, derisa shërbente si kryetar i bashkisë së Davao.
Pretendimi është bërë nga Edgar Marobato, një ish anëtar i skuadrës, i cili pranoi përgjegjësinë për disa vrasje.
Ai pretendon se presidenti Duerte, e kishte urdhëruar atë dhe të tjerët për të vrarë rreth 1 mijë kriminelë, ose rivalë politik gjatë një periudhe 25 vjeçare, shkruan BBC.
Një ministër i qeverisë i quajti akuzat “gënjeshtra dhe trillime”.
Sekretari i Drejtësisë Vitaliano Aguirre tha se Matobato “natyrisht që nuk thotë të vërtetën”, ndërsa zëdhënësi i presidentit Martin Andanar, tha se hetimet në kohën e presidentit si kryebashkiak nuk kanë çuar askund.
Rihapja e Tik-Tok, Rama: Nuk ishte dorëzim, janë vendosur me...
19-vjeçarja Lara Colturi shkruan histori në sportet dimërore...
Vetplagoset me armë zjarri një person në Drenas
Policia e Kosovës: 68 aksidente në autostrada gjatë muajit j...
Gazeta spanjolle e bindur: Reali është penduar që e ka huazu...
Meloni e ashpër me protestuesit: Kush nuk e do Olimpiadën ës...