Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën, duke shprehur bindjen se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe fuqizuar sundimin e ligji.
Daul, përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar për këtë arritje, duke e quajtur kryeministrin Mustafa forcën drejtuese prapa këtij procesi.
Kryetari i EPP-së, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë të të gjitha vendeve të BE-së, duke përfshirë disa kryeministra dhe krerë shtetesh kryesore në BE, si Angela Merkel, ka shprehur bindjen se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar.
“Mirëpres propozimin e KE-së për lëvizjen pa viza për Kosovën dhe përgëzoj kryeministrin Isa Mustafa i cili është një forcë drejtuese prapa këtij procesi. Jam i bindur se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe fuqizuar sundimin e ligjit”, shkruan Daul.
Sipas një komunikate të Qeverisë së Kosovës, Mustafa, gjatë dhe pas përmbylljes së rekomandimit të Komisio nit Evropian, një pjesë të madhe të meritave për këtë të arritur për Kosovën, ia ka atribuuar përkrahjes së madhe që ka dhënë Partia Popullore Evropiane dhe dhjetëra liderë shtetesh të BE-së, anëtare të kësaj familje politike evropiane.
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...
Unioni i Gazetarëve Shqiptarë mbështet protestën studentore ...
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...