Presidenca e Kosovës ka reaguar pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani nuk ka marr pjesë mbrëmë në Darkën e Lamës e cila ishte organizuar nën patronatin e ministrit të Bujqësisë, Faton Peci ku pjesëmarrës ishte edhe kryeministri Albin Kurti.
Në reagim u tha se Darka e Lamës, e iniciuar nga presidenti Dr. Ibrahim Rugova, është traditë të cilën sipas tyre, presidentja Vjosa Osmani e ka vazhduar çdo vit, përfshirë edhe sivjet, më 26 tetor.
“Çdo vit nderohen grupe të ndryshme, ndaj përgjatë kësaj pjese të mandatit të Presidentes Osmani, kjo darkë është shtruar për: trupin diplomatik, Policinë e Kosovës në kampin “Enver Zymberi”, banorët e Shtëpisë së të Moshuarve dhe më 26 tetor të këtij viti, me fëmijët dhe të rinjtë e fshatit SOS”, ka thënë për Arbresh.info Bekim Kupina, këshilltar për media i Presidentes Osmani.
“Ruajtja e kësaj trashëgimie është thelbësore për ta vazhduar traditën tonë kombëtare dhe institucionale. Në përputhje me vizionin e Presidentit Rugova, Darka e Lamës është një organizim nën patronatin e institucionit të Presidencës, institucion ky që sipas kushtetutës përfaqëson unitetin e popullit, e po ashtu mbahet në tetor për shkak të kohës kur mblidhen dhe vilen të mirat e tokës sonë”, tha Kupina.
Tutje, ai shtoi se Darka e Lamës, ashtu siç është nisur nga Presidenti Rugova, ashtu është vazhduar deri tash nga Presidentja Osmani./Arbresh.info
PDK: Refuzimi për t’i dhënë prioritet Rezolutës është ...
PDK lëshon seancën
Lushaku-Sadriu për ‘dallaveret’ me njehsorë: Qytetarët u mas...
Ekspozita e Shkëlzen Gashit, deputeti Hasani: S’është gabim,...
“Surprizë e bukur”, çka po paralajmëron Don Xhoni?
VanHorn në aeroportin “Nënë Tereza”: Pajisje amerikane për f...