Serbia nuk do ta pranojë kurrë pavarësinë e Kosovës dhe përderisa njohja e shtetësisë së shtetit kosovar nuk është një kusht, atëherë Serbia i ka plotësuar kushtet për integrim në Bashkimin Evropian.
Këtë deklaratë e ka dhënë këshilltarja e presidentit serb, Tomislav Nikoliq, Stanislava Pak, pas një deklarate që ka dhënë zyrtari gjerman i Punëve të Jashtme, Michael Roth, i cili tha se para anëtarësimit të Serbisë në BE, gjithçka duhet të jetë e qartë karshi Kosovës.
“Kushtetuta e Serbisë është e qartë dhe Presidenti i Republikës s’do ta shkelë kurrë. Serbia kurrë s’do ta pranojë pavarësinë e Kosovës. Në të njëjtën Kohë, Serbia i ka plotësuar të gjitha kushtet për anëtarësim në BE, derisa njohja e Kosovës nuk është kriter”, ka thënë Pak, për të përditshme Vecernje, transmeton Klan Kosova.
Kuvendi mban seancë të jashtëzakonshme për çmimin dhe faturi...
Moti sot me reshje shiu dhe rrufe
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...