Presidenca e Republikës së Kosovës ka publikuar në Facebook një përmbledhje të vizitës së Presidentes Vjosa Osmani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ajo mori pjesë në takimin inaugurues të Bordit të Paqes, me ftesë të Presidentit Donald J. Trump.
Sipas njoftimit, Kosova, si shtet bashkëthemelues përkrah SHBA-ve, u afirmua në arenën ndërkombëtare si kontribuese në paqe dhe siguri globale. Gjatë qëndrimit në Washington D.C., Presidentja Osmani zhvilloi takim me Sekretarin amerikan të Shtetit, Marco Rubio, ku u diskutua për forcimin e partneritetit strategjik Kosovë–SHBA, integrimin euroatlantik dhe bashkëpunimin në mbrojtje e ekonomi.
Në përmbledhjen e publikuar, Presidenca njoftoi se Osmani u takua edhe me zyrtarë të lartë amerikanë, përfshirë Brendan Hanrahan, Charles McLaughlin dhe Daniel J. Lawton, si dhe me përfaqësues të tjerë të administratës amerikane.
Po ashtu, në kuadër të Bordit të Paqes, Presidentja zhvilloi takime me liderë të shumtë botërorë, mes tyre Emirin e Bahreinit Hamad bin Isa Al Khalifa, Presidentin e Paraguajit Santiago Peña, Presidentin e Azerbajxhanit Ilham Aliyev, Presidentin e Indonezisë Prabowo Subianto, Presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev, Presidentin e Uzbekistanit Shavkat Mirziyoyev, Presidentin e Rumanisë Nicușor Dan, Kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, si dhe liderë e zyrtarë të tjerë të lartë nga Evropa, Lindja e Mesme dhe Azia./Arbresh.info
Zhytësit nxjerrin trupat e shtatë turistëve kinezë dhe të nj...
20 vjet nga grabitja më e madhe në historinë e Britanisë – d...
Iu gjetën eshtrat pas 28 vitesh, rivarroset dëshmori Agron G...
Bayern Munich fiton me vështirësi ndaj Eintracht Frankfurt
Vritet me thikë 47-vjeçari në Kavajë, pas një konflikti për ...
Qeveria dje formoi Këshillin për shënimin e Epopesë së UÇK’s...