Presidenca i është përgjigjur Prokurorisë Speciale, e cila mbrëmë njoftoi se është caktuar prokuror për rastin e kërcënimit ndaj presidentes Vjosa Osmani.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka ngritur një pyetje për Prokurorinë Speciale, duke kërkuar sqarim për mungesën e komunikimit me Policinë e Kosovës.
Ai ka pyetur se nëse prokurori është emëruar, pse policia nuk është informuar për këtë veprim.
“Institucioni ynë, më 22 maj 2025, ka pranuar njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës, me të cilin konfirmohet, nga ana e Policisë, se përkundër faktit se ata ende janë në pritje të caktimit të prokurorit për këtë rast dhe se përkundër që policia dy herë ka qenë në PSRK vetëm gjatë ditës se djeshme, na është përcjellë se deri në atë moment nuk është caktuar asnjë prokuror. Prandaj, nëse vërtetë qenka caktuar prokurori, siç potencohet në këtë reagim, pyetja që shtrohet është pse për një gjë të tillë nuk e kanë njoftuar Policinë e Kosovës”, tha Kupina.
LEXO EDHE:
Prokuroria Speciale ka caktuar prokurorin që do të hetojë rastin e kanosjes ndaj presidentes Osmani
Reagon Albatro Rexhaj: Nuk është e vërtetë që Berati më ka g...
Pajtohen dhe përqafohen mes vete Berat Buzhala dhe Albatros ...
Përfundon afati për aplikimin e legalizimit të objekteve në ...
Pas incidentit në studio me Albatros Rexhajn, reagon Berat B...
Përplasje fizike në emision, Berat Buzhala godet Albatros Re...
IKSHPK: Në Kosovë dominon gripi A/H3N2