Presidenca dhe shefi i zyrës së BE-së Samuel Zhbogar, nuk po pajtohen me pretendimet e avokatit të popullit Sami Kurteshi, se këto dy institucione po pengojnë një proces hetimi.
Nga ana e presidencës thuhet se asnjëherë nuk ka refuzuar t’i përgjigjet asnjë institucioni që është kategori kushtetuese.
Të pavërteta zyra e presidentes i quan deklaratat e Sami Kurteshit, i cili ka deklaruar haptas se presidentja po heziton të përgjigjet në pyetjet e kërkuara, raporton KTV.
Kurteshi ka akuzuar presidenten se po fsheh dokumente, pavarësisht se ky institucion është i obliguar të bashkëpunojë. Megjithatë, presidenca thotë se nuk ka penguar asnjë proces hetimor.
Ombuduspersoni ka përfshirë edhe shefin e zyrës së BE’së, Samuel Zhbogar, në akuzat e tij duke thënë se kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, kishte pasur kontakte më përfaqësuesit e BE’së për zgjatjen e mandatit të gjyqtarëve ndërkombëtarë, veprim ky të cilin Avokati i Popullit e cilëson antiligjor, transmeton Koha.net.
Në përgjigjën e dhënë KTV’së, zyra e BE-së akuzon vetë Ombuduspersonin për shkelje të protokollit diplomatik.
Avokati i Popullit insiston se janë bërë shkelje procedurale e ligjore kur është vazhduar mandati i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë.
Një mami ‘hot’ si Arbenita Ismajli
“Teksti është shkruar në Beograd”, thotë Berisha për propozi...
Rrustemi ironizon me Ramën: Kot e dërgon draft-statutin në P...
Kurti: Nuk kam marrë përgjigje nga veteranët për propozimin ...
Kim Kardashian merr vëmendjen me linjat trupore të zjarrta n...
McAllister konfirmohet te Liverpooli