Policia Kufitare e Kosovës njofton se: “Dje me datë 06.09.2021, rreth orës 14:30, gjatë vëzhgimit në fshatin Sllatinë, patrulla kufitare e Stacionit Policor për Mbikëqyrje Kufitare-Kërpimeh, gjatë realizimit të detyrave dhe përgjegjësive ka vërejtur disa persona meshkuj duke prerë dru në brezin kufitar”, transmeton Arbresh Info.
Po ashtu, “Me të hetuar patrullën policore, personat janë larguar në drejtim të malit poshtë, mirëpo reagimi i shpejt i patrullës ka bërë që të ndalohen dy persona meshkuj kosovarë, që ishin duke prerë dru me dy moto-sharra”.
Gjithashtu: “Në vend-ngjarje janë hasur të grumbulluara 40 trupa dru, të gjatësive të ndryshme 10 deri 15 metra dhe diametër nga 20 deri 40 cm, një traktor, një ngarkesë (ram) me afro 7 deri 8 m3 dru dhe një tjetër gjysmë i ngarkuar me dru”.
Ndërsa lidhur me rastin, është njoftuar Dogana e Kosovës ndërsa në konsultim me prokurorin, të dyshuarit H.M (1976) dhe M.M. (1992) lirohen në procedurë të rregullt. Ndaj tyre është iniciuar rasti ‘kontrabanda me mall’. Në këtë rast janë konfiskuar dy moto-sharra dhe pesë radio-lidhje dore për komunikim të gjetura në vend ngjarje, thuhet tutje në njoftim. /arbresh.info/
Netanyahu do të zgjerojë pushtimin izraelit në Libanin jugor
Rama publikon pamje: Mbi 1 mijë vizitor në Muzeun e Krujës v...
Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, këto janë pikat e rendit ...
Rama për shembjen e rrugës: Kemi pezulluar nga puna inspekto...
Bashkimi shënon fitore bindëse ndaj Yllit
Qeveria nesër mban mbledhje, në rend dite shpërblimi i futbo...