Qeveria aktuale, përveç që nuk ua ndau të porsalindurve nga 300 euro, i fajëson prindërit që me të ardhura të ulëta lindin shumë fëmijë.
Edhe Kosova është prekur vitet e fundit nga rënia e natalitetit. Në vend se Qeveria të mendojë për hartimin e politikave për të mos rënë nataliteti, qeveritarët këshillojnë prindërit që nuk kanë para të mos lindin shumë fëmijë.
Ish- kryeministri Hashim Thaçi kishte premtuar gjatë fushatës elektorale, në prill të vitit të kaluar, nga qeveria 300 euro për foshnjat e porsalindura, por kjo nuk u bë realitet.
Të paktën nga zyrtarët e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale bëhet e ditur se nuk janë të njoftuar se Qeveria është duke bërë ndonjë hap në këtë drejtim./Kosova Sot/
Vrstappen mposht Fernando Alonso për të marr fitoren në Mona...
“Pushtohet” Thethi! Turistët dynden pa ardhur vera
“Çka dreqin ju solli këtu”, Kërçeli reagon ndaj von Cr...
Një i vdekur, pas përmbytjes së anijes turistike në Itali
Drita blindon Ron Brojan
Haziri kërkon që kryetarët e komunave në veri të shkojnë në ...