Kosova edhe një herë ka aplikuar për t’u bërë pjesë e organizatës së sigurisë, Interpol. Asambleja e Interpol sivjet do të mbahet në Santiago të Kilit në muajin tetor.
Zëvendësministri i Brendshëm, Izmi Zeka ka deklaruar për klankosova.tv se me 31 janar është dorëzuar aplikacioni dhe se përveç kësaj ju është konfirmuar edhe hyrja në agjendë.
“Kërkesa jonë është pranuar dhe është konfirmuar se do të futet në agjendë”, ka thënë Zeka.
Zeka madje tha se janë duke krijuar një strategji që të mos ketë dështim sikurse vitin e kaluar.
“Kemi marrë mësim nga hera e kaluar. Do të komunikojmë më vendet që kanë abstenuar ose kanë votuar kundër. Do të vazhdojmë të punojmë”, tha ai.
Muriqi bëhet golashënuesi më i mirë në histori të Mallorcas ...
Drenica merr një fitore të madhe ndaj Llapit në derbin e mbi...
Drita fiton me përmbysje ndaj Ferizajt dhe vazhdon kryesimin...
OVL e UÇK-së nderon dëshmorët e Komunës së Istogut
Investimet e huaja, Rama: Shqipëria mbi mesataren e rajonit,...
Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet në Hungari, garë e ngushtë ...