Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Gjilan, i cili dyshohet se ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të abuzimit seksual të fëmijëve përmes rrjeteve sociale.
Arrestimi është kryer të premten nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pas një periudhe hetimesh intensive.
Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
“Gjilan 20.06.2025 – 11:00. Drejtoria e Hetimit të Krimeve Kibernetike, pas veprimeve hetimore ka identifikuar dhe arrestuar të dyshuarin mashkull kosovar i cili përmes rrjeteve sociale në mënyrë të vazhdueshëm ka shkarkuar dhe shpërndarë materiale me përmbajtje të shfrytëzimit dhe keqpërdorimit seksual të fëmijëve. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport./Arbresh.info
E konfirmon Specialja, lirohen me kusht Smakaj e Fazliu
Llapi eliminon Dritën nga Kupa e Kosovës
Edhe Bashkim Smakaj dhe Fadil Fazliu lirohen nga Gjykata Spe...
Haxhi Shala u lirua me kusht, e konfirmon Specialja
Prishtina transferon ish-lojtarin e Borës
Dyshime për manipulim të votave në Gjilan, intervistohen 14 ...