Ikjet e qytetarëve nga Kosova drejt vendeve të perëndimit po vazhdojnë.
Së fundmi është një arsimtar nga Ferizaj që ka shprehur shqetësimin e tij për këtë dukuri dhe njëherit ka treguar dhimbjen se si dy nxënës të tij ikën drejt Gjermanisë për një jetë më të mire dhe banka mbeti zbrazët.
Ai thotë se ndërsa mbanë mësimin bëri pyetjen e zakonshme nëse mungon ndonjë nxënës në orë mësimi dhe si nxënësit tjerë i treguan se si mungojnë vëlla e motër pasi kanë ikur nga Kosova.
Arsimtari më tej tregon se si disa nxënës të tjerë i kanë thënë se do të shkojnë së shpejti edhe ata, ndërsa shtron pyetjen se çfarë po bën shteti për të parandaluar këtë dukuri.
Postimi i arsimtarit nga Ferizaj:
DY NXËNËS S’DO TË VIJNË MA NË SHKOLLË ARSIMTAR…!
Ishte ditë e hënë,java e tretë e këtij shtatori.Si çdo ditë që shkoj në punë,si mësimdhënës i gjuhës shqipe…!Por,kjo ditë apo kjo orë sikur më lëndoi shumë,jo vetëm mua,por edhe kolegët tjerë.
Sapo shkova në klasën e tetë,i përshëndeta të gjithë dhe u ula të shkruaj orën.Dikur i pyeta nxënësit kujdestarë.
-Kush mungon ? Ata pa një pa dy më thonë! Arsimtarë dy nxënës (vëlla e motër) s’ do të vijnë ma në shkollë…!Në fillim u habita,pa ditur arsyen !?Por,ata shpejt më treguan se këta dy nxënës kanë shkuar dje për Gjermani dhe s’do të jenë ma me ne,s’do të vijë ma në shkollë…Dy karrika edhe sot mbetën bosh…!Ka shkuar arsimtar edhe ajo..e së shpejti do të shkojnë edhe kjo,edhe ai…!
Çdo ditë po thuaj në Kosovë po boshatisën shkollat,fshatrat,qytetet duke u larguar familje e individ e duke shkuar apo ikur për në perendim..!? E udhëheqësit tanë çfarë bënë për këtë dukuri…!?
Zymer Haliti,arsimtar…!

“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...