Posta e Kosovës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët. U ka bërë thirrje të gjithëve të mos jenë pre e mashtrimit, pasi thonë se persona të panjohur po dërgojnë mesazhe SMS qytetarëve, duke u paraqitur në mënyrë të rreme në emër të Postës së Kosovës.
“Menjëherë pas identifikimit të këtij rasti, Posta e Kosovës ka njoftuar organet kompetente dhe është duke bashkëpunuar ngushtë me to për adresimin e kësaj çështjeje”, thuhet në njoftimin e Postës.
Ky institucion ka bërë të ditur se komunikimin me qytetarët e bënë vetëm përmes kanaleve zyrtare, përmes ueb faqes, rrjeteve sociale dhe numrave zyrtarë të telefonit.
Posta e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që të mos klikojnë asnjë lidhje (link) të dërguar përmes këtyre mesazheve mashtruese dhe të mos bashkëpunojnë me numra apo kontakte që nuk janë zyrtare.
“Në asnjë rrethanë, Posta e Kosovës nuk kërkon të dhëna personale apo informacione bankare përmes SMS-ve apo kanaleve jozyrtare. Raste të ngjashme janë evidentuar edhe në administrata postare të vendeve të tjera të rajonit”, thotë Posta e Kosovës.

Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...