Posta e Kosovës ka lëshuar sot në qarkullim postar emisionin e ri të pullave postare “Antropomorfet”.
Sipas njoftimit për media, ky emision përmban tri pulla që paraqesin figura me formë njerëzore, të krijuara nga dora e njeriut, të cilat datojnë nga periudha parahistorike.
“Gërmimet arkeologjike në Republikën e Kosovës kanë zbuluar artefakte të shumta nga epoka të ndryshme, përfshirë epokën e neolitit, të metaleve dhe të antikitetit. Ndër zbulimet më të njohura janë figurinat antropomorfe, të gjetura në lokalitete si Bardhoshi (rreth 5000 vjet p.e.s.), Barileva, Tjerrtorja – Prishtinë, Fafos – Mitrovicë dhe shumë vende të tjera. Këto figura dëshmojnë për kulturën dhe besimet e lashta të shoqërive që kanë banuar këto troje dhe janë pasuri e veçantë e trashëgimisë kulturore të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Përmes këtyre pullave postare, Posta e Kosovës jo vetëm që dokumenton dhe ruan këtë trashëgimi të çmuar, por njëkohësisht promovon Kosovën në arenën ndërkombëtare.
“Ftojmë qytetarët, koleksionistët dhe bizneset që të bëhen pjesë e kësaj përvoje të rrallë duke blerë këto pulla, të cilat pasqyrojnë rrënjët e lashta dhe historinë e pasur të Kosovës, duke e bërë atë të njohur në mbarë botën”, thuhet në njoftimin e Postës./Arbresh.info
Franco Foda: Turqia ekip i fortë, por gjasat janë 50-50
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Do t’i ftoj për takim kry...
Kuvendi i Shqipërisë sot në seancë plenare, diskutime për çë...
Irani kreu mbi 5000 sulme ndaj bazave amerikane në vendet ar...
Sekuestrohen 20 motoçikleta nё Pejё
“Pas Pavarësisë do të jetë lumturia më e mirë e shtetit tonë...