Ardita Sinani, këshilltare e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti për Luginën e Preshevës, ka njoftuar se ajo bashkë me anëtarë të tjerë të delegacionit të Preshevës, nga nesër do të kenë takime me përfaqësues të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian.
Më anë të një postimi në rrjetin social Facebook, Sinani ka bërë të ditur se në këto takime do ta ngrisin problematikën e qytetarëve shqiptarë të Luginës së Preshëvës.
“Për tre ditë në Bruksel do të zhvillojmë 12 takime me udhëheqësit më të lartë të Këshillit të Evropës dhe Parlamentit Evropian. Pozita e vështirë e pakicës shqiptare në Serbi dhe diskriminimi konsistent do të jenë thelbi dhe tema kryesore e këtyre takimeve jashtëzakonisht të rëndësishme, ka shkruar Sinani.
Ajo tutje ka kërkuar reciprocitet të të drejtave mes minoritetit shqiptar në Serbi dhe atij serb në Kosovë.
“Kushtëzimi i rrugëtimit të Serbisë në integrimet evropiane do të duhej të kushtëzohej me realizimin dhe plotësimin e të drejtave të shqiptarëve në Serbi në përgjithësi, e në veçanti në komunat Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, shkroi Sinani./Arbresh.info
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...
Mourinho optimist para përballjes me Real Madridin
Prokuroria Speciale arreston një person për dhënie ryshfeti ...
Sekuestrohet një armë zjarri në Kaçanik, shoqërohet në polic...
Szoboszlai në radarin e Realit – Liverpooli i ofron kontratë...