olicia e Kosovës ka njoftuar se manifestimet për “Vidovdan” kanë kaluar kryesisht në mënyrë të qetë dhe pa incidente të mëdha.
Sipas njoftimit, 17 persona janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, pasi dyshohet se kanë provokuar masën duke bërë nxitje të urrejtjes dhe kanë veshur rroba me përmbajtje provokuese, në shkelje të ligjit.
Në një komunikatë për media, Policia e Kosovës thekson se gjatë angazhimit në terren nuk janë raportuar raste që kanë cenuar mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç rasteve të përmendura me 17 të dyshuarit.
Nga këta, një person është ndaluar me vendim të organeve të drejtësisë për dyshim të posedimit të armëve pa leje, një tjetër ka marrë fletëparaqitje për kundërvajtje, katër janë liruar, ndërsa 11 të tjerë vazhdojnë të jenë në procedurë intervistimi.
“Referuar informacioneve nga njësitet policore të angazhuara në terren, nuk është raportuar ndonjë rast i cili ka ndikuar në mbarëvajtjen e manifestimeve, përveç shoqërimit të 17 personave në stacion policor për intervistim, të cilët kanë provokuar masën, duke kryer nxitje të urrejtjes dhe posedonin veshje me përmbajtje provokuese e nxitëse, në kundërshtim me dispozitat ligjore. Të gjitha veprimet policore janë realizuar në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me vendim të të cilëve një të dyshuari i është shqiptuar masa e ndalimit mbi dyshimin e bazuar për veprën penale armëmbajtje pa leje, një tjetri i është shqiptuar fletëparaqitje për kundërvajtje, 4 të tjerë janë liruar, kurse 11 të tjerë janë në procedurë të intervistimit”, thuhet në njoftim.
Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e treguar, duke siguruar se do të vazhdojë angazhimin dhe përkushtimin për të garantuar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët, në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./Arbresh.info
LEXO EDHE:
Bënin thirrje nacionaliste, Policia e Kosovës shoqëron disa huliganë serbë
Masa të rrepta të policisë në Gazimestan, serbët fillojnë të mblidhen për Vidovdan
Policia ja ndalon një personi shfaqjen e flamurit serb në Gazimestan
“Nuk ishte karton i kuq te Gnabi, pësuam edhe gol shkaku i t...
Fatmir Limaj mban sot konferencë të jashtëzakonshme për medi...
Cilat janë të rejat më të fundit mbi bisedimet e paqes Ukrai...
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës