Me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor, Policia e Kosovës po vazhdon kontrollin e trafikut me vetura me pajisje inteligjente “Smart Patrol”.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave me “Smart Patrol” ka identifikuar 59 mjete në trafik me regjistrim të skaduar, ku përveç shqiptimit të gjobave të njëjtëve u janë marrë përkohësisht targat dhe janë larguar nga trafiku.
Në njoftimin e Policisë thuhet se 23 shoferë janë hasur duke drejtuar mjetin mbi shpejtësisë e lejuar, 18 shoferë janë hasur duke përdor telefonin mobil gjatë ngasjes dhe po ashtu janë shqiptuar edhe kundërvajtje tjera në trafik./Arbresh.info/
Mabetex Invest sjell Green Coast Hills në Palasë, adresën e ...
Rama për “Paketën e Maleve”: U krijua nga problemet e ligjit...
AAK: Mungesa e rezultateve në qeverisje, po e shtyn vendin d...
Kos thotë se ka zhvillime “inkurajuese” lidhur me pesë shtet...
Haaland komenton rastin me mbrojtësin e Arsenalit: Gabriel d...
Izraeli dhe Libani do të rifillojnë bisedimet e paqes të enj...