Policia e Kosovës po vazhdon me kontrolle pas orës 22:30 ku edhe nis kufizimi i lëvizjes për qytetarët për të parandaluar kështu përhapjen e COVID-19.
Në një kumtesë nga Policia thuhet se vazhdojnë patrullimet për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCOVID, njofton Klan Kosova
Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:
Zyrtarët policorë po patrullojnë për të ofruar siguri dhe respektim të masave antiCovid
Zyrtarë policorë gjithandej po patrullojnë për të ofruar rend dhe siguri publike, por edhe për të zbatuar vendimet e institucioneve në drejtim të parandalimit të përhapjes së pandemisë.
Patrullimet po realizohen pos në hapësira të hapura edhe në kontrollim të bizneseve e automjeteve. Patrullat policore në disa raste e vende po shoqërohen nga inspektorë kompetentë.
Rama: Vijojmë punën për të liruar hapësirat publike të zaptu...
AAK ngre alarm për probleme teknike në regjistrimin e votues...
Malisheva vazhdon fitoret, mposht edhe Drenicën
Zjarre të forta në Australi, deri në 16 shtëpi të shkatërrua...
“I turpshëm” – Provokimi me flamurin rus, Zotëria i Parë e q...
SHBA dhe Ukraina kërkojnë nga Rusia “përparim” në bisedimet ...