Në zbatimit të planit operativ “Siguria ne Shkolla”, Policia Rajonale në Mitrovicë ka mbajtur ligjëratë nën moton “Stop drogave në shkolla” , me qëllim të vetëdijesimit dhe parandalimit.
“Këto ligjërata po mbahen nga zyrtarë të policisë në komunitet dhe zyrtar policorë të fushës përkatëse të njësisë së antidrogave. Ligjëratat po mbahen në synim të ofrimit të njohurive shtesë për nxënësit për pasojat, ndikimin dhe rreziqet qe sjellin drogat si te individi ashtu edhe te shoqëria. Përveç ligjëratave nxënësve po u shpërndahen edhe broshura me përmbajtje vetëdijesimi nga drogat”, thuhet në njoftim, përcjell Arbresh.info.
Ligjërata vetëdijesimi në ofrimin e sigurisë, këshillimit, edukimit dhe aktiviteteve tjera parandaluese do të jenë të vazhdueshme përgjatë tërë vitit shkollor. /Arbresh.info/
Skenari i çmendur: Barcelona mund ta festojë titullin e kamp...
Studentët shqiptarë protestojnë në Shkup për të drejtën e pr...
Çmimi i naftës arrin në 110 dollarë pas kërcënimeve të Trump...
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...