Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë ditëve të fundit është rritur numri i ankesave për mashtrime financiare, ku qytetarë dhe biznese janë kontaktuar nga persona të panjohur që kërkojnë para në emër të ndihmës për persona të tretë.
Sipas Policisë, mashtruesit kontaktojnë viktimat përmes telefonatave duke përdorur aplikacione me numra nga shtete fqinje, si Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, dhe kërkojnë ndihmë financiare në mënyrë të rrejshme.
Policia bën të ditur se hetimet e deritanishme kanë zbuluar se bëhet fjalë për skema mashtruese të mirëorganizuara, dhe u bën thirrje qytetarëve dhe bizneseve që të jenë ekstremisht të kujdesshëm ndaj kërkesave të tilla./Arbresh.info
KOSTT: Nominimet e pamjaftueshme të KESCO rrezikojnë stabili...
Rama: Ambientet e reja sportive dhe këndi i lojërave për fëm...
Vdes një burrë që po trajtohej nga e hëna në QKUK
Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave n...
Kërkohej nga Gjermania për tentim vrasje, FAST vë në pranga ...
Rinumërohen 687 vendvotime nga 2 mijë e 557 gjithsej