Një shofer i një kamioni ka vdekur dje si pasojë e një vetakasidenti të ndodhur në Bibaj të Ferizajt, duke hyrë në autostradë.
Dyshohet se aksidenti ka ardhë si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë dhe është rrokullisur, ka njoftuar policia në raportin e saj 24 orësh.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET /Fsh. Bibaj, Ferizaj 30.07.2022-09:41. Viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke drejtuar kamionin, duke hyrë në autostradën, dyshohet se nuk ka përshtatur shpejtësinë e lëvizjes dhe është rrokullisur. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes. Në vend ngjarje kanë edhe dalë njësitet përkatëse policore, emergjenca dhe zjarrfikësit. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport./arbresh.info/
Prania e NATO-s në Kosovë vlerësohet thelbësore për stabilit...
Veldin Hoxha me një supergol barazon rezultatin
Lladrovci nga stadiumi: Jemi këtu për fitore, për Kosovën dh...
Deputeti i VV-së: Osmani e ka shkelur Kushtetutën “me të dy ...
Maduro në Gjykatën e New York/ Kërkon rrëzimin e akuzës për ...
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i ...